In memory of

Mina Naqo

January 12, 1939 -  September 21, 2025

(English version following)

Në Kujtim të Prof. Mina Naqo

Prof. Mina Naqo, një zë i shquar në matematikën shqiptare dhe një kontribues i rëndësishëm në arsimin dhe shkencën kombëtare, u nda nga jeta më 21 shtator 2025, në Toronto, Kanada, i rrethuar derin në momentet e fundit nga familja e tij e dashur.

I lindur më 12 janar 1939, në Vlorë, Prof. Mina Naqo nisi rrugëtimin e tij të jetës në matematikë dhe fizikë në vitin 1955, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës, ku u dallua për rezultatet e tij të larta. Në vitin 1959, ai iu bashkua Departamentit të Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës si pedagog, duke shënuar fillimin e një karriere të shquar akademike që do të zgjaste për dekada.

Nga fundi i viteve 1970 deri në fillim të viteve 1990, Prof. Mina Naqo drejtoi Seksionin e Shkencave Natyrore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ku dha kontribute të rëndësishme. Nga viti 1991 deri në 1995, ai shërbeu në Komitetin e Shkencës të Shqipërisë, ku dhe u vlerësua për kontributin e tij në fushën e arsimit dhe të shkencës.

Jeta profesionale e Prof. Mina Naqos mbeti thellësisht e lidhur me Universitetin e Tiranës, ku ai shërbeu si një pedagog i nderuar dhe mentor për breza të tërë studentësh. Me prani të qetë dhe autoritet shkencor, ai frymëzoi studentë dhe kolegë — një model i vërtetë i ndershmërisë së thellë, përkushtimit të palodhur dhe pasionit për dijen. Tekstet e tij mësimore dhe botimet shkencore kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin matematikor shqiptar, duke formuar mendjet e mijëra studentëve.

Një zë udhëheqës në fushën e statistikës dhe teorisë së probabilitetit, Prof. Mina Naqo udhëhoqi punime kërkimore dhe mbikëqyri disertacione të shumta, duke ndihmuar në formimin e gjeneratës së ardhshme të matematikanëve. Ndikimi i tij shkonte përtej ekuacioneve dhe teorive — ai inkurajonte studentët të mendonin thellë, të pyesnin me guxim dhe të përballeshin me botën me kureshti dhe habi. Do të kujtohet për mendjen e tij të ndritur, dashurinë e pashtershme për dijen dhe mendjet e panumërta që u ndikuan nga urtësia dhe mirësia e tij.

Përtej arritjeve profesionale, Prof. Mina Naqo ishte, mbi të gjitha, një bashkëshort i dashur, baba i përkushtuar, gjysh i dedikuar, vëlla e mik i çmuar. Ai njihej për shpirtin e tij të butë, humorin e hollë, këshillat e urta dhe durimin e pafund. Ai besonte në fuqinë transformuese të arsimit dhe jetoi një jetë të karakterizuar nga modestia, mirësia dhe fisnikëria. Trashëgimia e tij jeton jo vetëm në kontributet shkencore, por edhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njihnin.

Prof. Mina Naqo u nda nga jeta pas bashkëshortes së tij të shtrenjtë, Elisabeta (Beti). Do të kujtohet me shumë dashuri nga vajzat e tij, Entela (Ylli Josifi), Elona (Alexandre Boisseau) dhe nipi i tij, Tedi; vëllai i tij i dashur, Spiro; miqtë e tij të zemrës, si dhe shumë mbesa, nipa, shokë e kolegë, dhe ish-studentë të tij.

Kujtimi i Prof. Mina Naqos do të vazhdojë të frymëzojë ata që përpiqen të jetojnë me urtësi, ndershmëri, dhe dashuri të thellë për dijen.

Familja e vlerëson thellësisht dashurinë dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe të vështirë dhe kërkon me mirësjellje që të mos ofrohen kontribute. Në vend të luleve, mund të bëhet një dhuratë në kujtim të Prof. Mina Naqos për Toronto General Hospital, ku ai mori kujdes të jashtëzakonshëm:

https://support.uhnfoundation.ca/site/TR/PersonalFundraising/PersonalFundraising?px=1106065&pg=personal&fr_id=1061

Familjarë, miq e të afërm që nuk mund të jenë të pranishëm do të kenë mundësinë të ndjekin ceremoninë mortore në lidhje direkte. Lidhja do të behet aktive ne 10:30 (koha e Torontos).
Ju mund të regjistroheni me:
Username: permavitawebcast@gmail.com
Kodi: Per kodin ju lutemi t'i drejtoheni familjes

Familja fton të gjithë pjesëmarrësit në një pritje pas ceremonisë.

* * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

In Loving Memory of Prof. Mina Naqo

Prof. Mina Naqo, a distinguished voice in Albanian mathematics and a key contributor in national education and science, passed away on September 21, 2025, in Toronto, Canada, surrounded by his loving family.

Born on January 12, 1939, in Vlorë, Prof. Mina Naqo embarked on his lifelong journey in mathematics and physics, in 1955, at the Higher Pedagogical Institute of Tirana, where he excelled. By 1959, he had joined the Mathematics Department at the Faculty of Natural Sciences as a lecturer, marking the beginning of a remarkable academic career that would span decades.

From the late 1970s to the early 1990s, Prof. Mina Naqo led the Section of Natural Sciences at the Academy of Sciences of Albania, where he made significant contributions. From 1991 to 1995, he served on Albania's Committee of Sciences, under the Prime Minister’s Office, earning recognition for his impactful work in education and science.

Prof. Mina Naqo’s professional life remained deeply rooted in the University of Tirana, where he served as both an esteemed educator and a mentor to generations of students. With his calm presence and scientific authority, he inspired students and colleagues alike — a true model of deep integrity, tireless dedication, and an unwavering passion for knowledge. His many textbooks and academic publications have left a lasting imprint on mathematical education in Albania, shaping the minds of thousands of students.

A leading voice in the field of statistics and probability theory, Prof. Mina Naqo guided research efforts and supervised numerous dissertations, helping to shape the next generation of mathematicians. His influence extended far beyond equations and theories—he encouraged students to think deeply, question boldly, and approach the world with curiosity and wonder. He will be remembered for his brilliant mind, his endless love for learning, and the countless lives he enriched through his wisdom and kindness.

Beyond his professional accomplishments, Prof. Mina Naqo was, above all, a loving husband, a beloved father, grandfather, brother, mentor, and friend. He was known for his gentle spirit, quiet humor, wise counsel, and limitless patience. He believed in the transformative power of education and lived a life marked by humility, kindness, and purpose. His legacy lives on not only in his scholarly contributions but in the hearts of those fortunate enough to have known him.

Prof. Mina Naqo was preceded in death by his beloved wife, Elisabeta (Beti). He will be dearly missed and lovingly remembered by his daughters, Entela (Ylli Josifi) and Elona (Alexandre Boisseau); his cherished grandson, Tedi; his loving brother, Spiro; lifelong friends; and many nieces, nephews, friends, colleagues, and former students whose lives he touched.

Prof. Mina Naqo’s memory will continue to inspire those who strive to live with wisdom, compassion, and a deep love for learning.

The family deeply appreciates the love and support during this difficult time and kindly asks that no contributions be offered. In lieu of flowers, a donation in Prof. Mina Naqo’s memory can be made to Toronto General Hospital, where he received exceptional care:

https://support.uhnfoundation.ca/site/TR/PersonalFundraising/PersonalFundraising?px=1106065&pg=personal&fr_id=1061

Family and friends who are unable to attend in person can join through live streaming. The link will be available on the main page at 10:30 a.m. ET.
Login information:
Username: permavitawebcast@gmail.com
Password: please contact the family

A reception will take place following the burial.

Guestbook 

(5 of 11)


Agron Spahiu (Ish student)

Entered September 25, 2025 from Calgary, Canada

Autoriteti i Prof. Minait si një nga profesorët më të nderuar të matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës qëndeonte në integritetin e lartë, pasionin e madh për matematikën dhe veçanërisht Teorinë e Probabiliteteve, Statistikën dhe Astronominë që pata fatin të isha student i tij në këto lëndë, kulturën e gjerë që rrezatonte përtej dijeve matematike, komunikimin e butë dhe thjeshtësinë model të cilat ishin cilësi jo të zakonta në ato kohë të ashpra. Vitet e fundit të shkollës për fat të kursit tonë Prof. Minai ishte dhe si profesor mentor që kujdesej për ne. Aty kemi njohur edhe më shumë anën njerëzore të profesorit, i dashur, i qetë, shumë i respektuar.
Ngushëllime vajzave të profesorit, ato do të jenë krenare që patën një baba si ai. U prehtë në paqe shpirti i bardhë i tij. Kujtimi i jetës dhe veprës së profesorit do të jetojnë ndër breza.

Zana dhe Marenglen Spiro (Kushërinj)

Entered September 26, 2025 from Tiranë, Shqipëri

Me pikëllim në zemër jemi sot, së largu, pranë familjarëve të të ndjerit, shumë të dashurit tonë e të nderuarit Mina Naqo, për përcjelljen e tij në banesën e fundit.

Ndajmë me të afërmit e tij dhimbjen e thellë dhe mbajmë në zemër kujtimet më të mira për njeriun me shumë vlera, dije, mirësi, njerëzi, kulturë të gjithanshme, përkushtim e personalitet, me kontribute të shquara në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në vend.

Lamtumirë, i dashur dhe i nderuar Mina!
Kujtimi yt mbetet mes nesh i përjetshëm dhe i paharruar!

Zana dhe Marenglen Spiro

Spiro Naqo (I vëllai)

Entered September 26, 2025 from Vlorë, Shqipëri

Me dhimbje të madhe nga larg marr pjesë, familjarisht, në homazhet e organizuara në nderin e vëlait tim të shtrenjtë Mina Naqo!

Me këtë rast, falenderoj të gjithë pjesmarrësit që nderojnë sot vëllanë tim, jetën dhe veprën e tij të paharruar!

I përjetshëm do të jetë kujtimi i Profesorit të nderuar Mina Naqo!
Jua shpërblefshim, pjesmarrësve në përcjelljen e tij, në të mira e gëzime në familjet e tyre!

Spiro Naqo

Aleksej Sallabanda Díaz (Profesor i imi kur unë kryeva studimet në degën e Fizikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Bashkëshorti i kushërirës time Beti.)

Entered September 26, 2025 from Spanjë

Profesor Minai ose Xhaxhi Minai, siç e thërrisja unë në ambjentin familjar, do të mbetet në kujtesën time si një Personalitet i rëndësishëm në fushën e mësimdhënies dhe të Drejtuesit Shkencor, gjatë kohës që punoi në Akademinë e Shkencave. Njohuritë e tija, aftësia për të transmetuar me durim e këmëngulje atë çfarë unë si student duhet të mësoja, kanë qenë shembull.
Nga ana tjetër, në kuadrin familjar, si Xhaxhi Minai ashtu edhe Beti na kanë ofruar mua dhe familjes time respekt e dashuri. Nuk mund të harroj dashurinë me të cilën më kanë pritur kur unë shkoja në shtëpinë e tyre ndërkohë që jetoja në konviktin e Studentëve. Për fat ata e kishin shtëpinë shumë afër Qytetit Studenti. Elona në atë kohë ishte një bebe dhe më kujtohet që sa herë unë shkoja tek ata e gjeja duke qarë. Prindërit e mij jetonin në Berat kur unë isha student dhe ngrohtësia e dashuria me të cilën më prisnin më bënin te ndjehesha si në shtëpinë e prindërve. Faleminderit për të gjitha Profesor Minai dhe Xhaxhi Minai së bashku me Betin e ëmbël.
Tani do të jeni përsëri bashkë. I paharruar kujtimi. 🙏🙏

Flora Sallabanda Andona (Bashkëshorti i Betit, kusherirës së tim shoqi.)

Entered September 26, 2025 from Spanjë

Respektin dhe dashurinë më të madhe për Xhaxhi Minain. I paharruar kujtimi I tij dhe I Betit. Krenari për Entelën dhe Elonën.
Jemi pranë jush në këto momente të rënda.🙏🙏

Photos 

(5 of 19)