Do ta kujtojme gjithmone Betin ashtu te bukur, te qeshur e te lumtur, te rrethuar me dashuri e perkujdesje, perkrah Profesor Minait. Semundja e lodhi keto dy vitet e fundit, por kujdesi i pakufi i dy vajzave e djemve (se i quante gjithmone bijte e saj dy bashkeshortet e vajzave), perfshi edhe Tedin, nuk iu nda deri diten e fundit. Pushofsh ne paqe goje-embla Beti, te qofte i lehte dheu.
Miqte e tu,
Irma dhe Kujtimi
Marrim pjese ne hidherimin tuaj. Ti rroni ju dhe tju kete lene ju shendet e fat. Qofte i paharruar kujtimi i saj. Ju puth Lushi
Beti buzeqesh, Beti rezaton dashuri, miresi. Kjo eshte Bet qe do mbetet qe do mbetet ne zemren dhe ne kujtesen tone. E humbem Betn fizikisht por kurre shpirterisht. Beti do jete e pranishme me çdo bisede, ne çdo takim, ne çdo tavoline tonen.
Model I nje bashkeshorteje, model i nenes se dy femijve te mrekullueshem qe çdokush do deshte t'i edukonte ashtu. Model i nje gjysheje te lumtur te nje nipi te shkelqyer per te cilin nuk rreshti se treguari ndodhi te kendshme.
Qendro me Zotin Beti. Ne jemi me Minane, Entelen, Elonen, Tedin, Yllin, Aleksin dhe te shikojme qe na buzeqesh.
E paharuara BETI!
Mimoza dhe Viktori
Te shoh ne kete foto madheshtore e plot dinjitet,rezaton miresi e njekohesisht duket sikur sfidon gjitheshka.E verteta eshte se ti e sfidove semundjen dhe fitove!Por ahhhh, jo per shume kohe....sa dhimbje le ,sa mall kemi ne shoqet e tua qe mezi prisnim te te takonim....e mencur, fjalembel dhe plot humor, kjo ishte Beti,shoqja jone e paharuar.Do jesh perhere ne zemren tone,ne bisedat tona, ne kujtimet tona qe jane aq te shumta........Prehu ne paqe e mira Beti!!
E mira dhe e bukura Beti, do më mungojë buzëqeshja dhe fjalet e tua të ëmbla. Ke lënë shumë dhimbje pas, por ti bëre më të mirën në këtë botë, ishe një njeri i rrallë që përcillje vetëm mirësi. Jam me fat që pata mundësi të të njoh.
E veshtirë ta pranojmë ikjen tënde Beti. Lutem për shpirtin tënd, por jam e bindur që ti je në qiell, engjëlli më i bukur mes engjëjsh!
Ngushëllime familjes për humbjen e madhe. Jemi pranë jush me lutjet tona familjarisht, veçanërisht Vali & S.
Të rroni e ta kujtoni BETIN!
Me respekt
Vali